Post informues mbi TVSH-në dhe projektet me donacion/grant në Shqipëri, nga AEcO Business Solutions.
Donacion / Grant në Shqipëri
Kur një projekt financohet me donacion ose grant dhe marrëveshja parashikon se fondet nuk do të përdoren për pagimin e tatimeve, kontraktorët e huaj gëzojnë të drejtën e përjashtimit nga TVSH-ja. Megjithatë, ky përjashtim nuk aktivizohet automatikisht — kërkohet ndjekja e procedurave specifike pranë Agensise SASPAC dhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve.
Ndërkohë, nënkontraktorët shqiptarë janë të detyruar ligjërisht të lëshojnë fatura me TVSH deri në momentin e lëshimit të Certifikatës së Përjashtimit (Form 7A). Kjo krijon boshllëk financiar për palët e përfshira.
Roli i përfaqësuesit tatimor: Shoqëritë e huaja pa NIPT shqiptar duhet të caktojnë një përfaqësues tatimor lokal. Ky përfaqësues bëhet ndërmjetësi ligjor për çdo aplikim pranë DPT, DRT — nga Form 7A deri te aplikimi për rimbursim të TVSH-së.
• Ligji nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, Neni 77 — Rimbursimi i TVSH-së
• UMF nr. 6, datë 30.01.2015, Neni 63/1 — Procedura e përjashtimit për marrëveshjet e donacionit/grantit